Tetë shqiptarët e arrestuar për sherrin në aeroportin e Perugias kërkojnë lirinë dhe të dalin nga burgu.
Këtë kërkesë shqiptarët do ta zyrtarizojnë nesër para gjyqtarëve të gjykatës. Disa të pandehur mbrohen nga avokatët Daniela Paccoi dhe Guido Rondoni të cilët kundërshtuan urdhrin e arrestit me burg të lëshuar nga gjyqtarja Angela Avila e cila thotë se shqiptarët kanē alarmuar aeroportin në prani të udhëtarëve të tjerë.
Ata kanë ngritur një alarm serioz social për vendin ku ndodhi sherri, në prani të udhëtarëve të tjerë, ku ndodheshin edhe fëmijë. Ata treguan se nuk kishin respekt për policinë, duke vazhduar agresionin e dhunshëm edhe pas ndërhyrjes së tyre, dhe duke dashur për të rifilluar sherrin pavarësisht se policët kishin arritur t’i ndanin.
Përleshja, e cila ndodhi mes shqiptarëve në aeroport dyshohet se ka ndodhur për shkaqe xhelozie ndaj një vajze.