Shënohet “UÇK” në objektin e Qeverisë

Pjesëmarrësit në marshin solidarizues që po mbahet në Prishtinë, në mbështetje të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë shënuar “UÇK”, në objektin e Qeverisë së Kosovës.

Qytetarët që po marrin pjesë në këtë marsh, me sprej ngjyrë të kuqe dhe të zezë të shkruajnë akronimet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Dalje masive e qytetarëve është parë në këtë marsh. Mijëra njerëz nga të gjitha rajonet e vendit po marrin pjesë në protestë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *