Shënjestrohet një rast për shpëlarje parash e fajde, të dyshuarve u ngrihen 2 milionë euro dhe afro 900 mijë franga

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ka shënjestruar një rast për veprat penale ‘’Shpëlarje e parasë’’, ‘’Fajdeja’’, ‘’Detyrimi’’ dhe ‘’Pengim i të privuarit apo procedurës zyrtare’’.

Sipas njoftimit të Prokurorisë kjo është bërë të premten, në takimin që kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, ka mbajtur me ekipin e përbashkët për përzgjedhjen dhe shënjestrimin e krimeve të rënda.

Rasti është koduar si ‘’Frangu’’ dhe në të janë të përfshirë katër persona.

Ndërkaq, sa i përket hetimeve financiare, thuhet se rasti është hetuar paralelisht dhe ditën e operacionit është arritur të ngrihen llogarit bankare të të dyshuarve dhe familjarëve të ngushtë.

Ne llogarit e tyre rrjedhëse dhe të afatizuara janë ngrirë gjithsej: 2,131,223.31 euro dhe 878,632.47 franga”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Sipas Prokurorisë 3 prej të dyshuarve në këtë rast, janë në paraburgim

“Kurse në vazhdimësi të hetimeve janë identifikuar edhe prona dhe patundshmëri të cilat me urdhër të Gjykatës janë ngrirë gjashtëmbëdhjetë (16) parcela. Në ketë rast për momentin janë të përfshirë katër (4) persona, tre (3) prej tyre janë në paraburgim”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *