Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka dënuar ashpër djegien e veturave me targa RKS të riregjistruara së fundmi në veri të Kosovës.
Ai ka thënë se shkatërrimi i pronës private që ka ndodhur gjatë 2 ditëve të fundit, është bërë me qëllim të frikësimit të popullatës vendase, dhe, sipas tij, është i mjerueshëm, i papranueshëm dhe duhet dënuar nga të gjithë aktorët përkatës.
“Dënojmë ashpër djegien e automjeteve të riregjistruara së fundmi në targa të Kosovës në veri të Kosovës. Shkatërrimi i pronës private që ka ndodhur gjatë 2 ditëve të fundit, me qëllim të frikësimit të popullatës lokale është i mjerueshëm, i papranueshëm dhe duhet dënuar nga të gjithë aktorët përkatës”, ka shkruar ai në rrjetin social Twitter.
Po ashtu, ai u ka bërë thirrje agjencive të zbatimit të ligjit që të identifikojnë dhe të ndjekin me shpejtësi përgjegjësit.