SHBA vendosi sanksione ndaj kompanive dhe individëve nga Serbia për mbështetjen e Rusisë

Ministria e Thesarit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës vendosi para pak ditësh sanksione ndaj gjashtë personave dhe kompanive nga Serbia, transmeton Politicki.ba.

Të listuara janë gjashtë persona apo kompani që kanë shkelur sanksionet dhe janë dënuar për këtë.

Si pjesë e sanksioneve kundër regjimit rus për agresionin e tij kundër Ukrainës dhe vrasjen e liderit të opozitës Alexei Navalny, Zyra e Kontrollit të Pasurive të Huaja (OFAC) publikoi një listë me më shumë se 500 emra individësh dhe kompanish të sanksionuar për aktivitetet e tyre që kontribuan ndaj këtyre ngjarjeve.

Kështu, në listën e të dënuarve ishte Dragan Dragash (i lindur më 1982). Ai u sanksionua për “operacione në sektorin e ekonomisë së Federatës Ruse që synojnë të ndihmojnë industrinë ushtarake ruse”.

Është edhe Marko Svorcan. Ai gjithashtu u fut në “listën e zezë” të SHBA-së për mbështetjen e industrisë ushtarake të Rusisë.

Pasojnë subjektet – kompani që kanë punuar me institucionet e sanksionuara ruse.

Të katër kompanitë janë të regjistruara në Serbi. Kryesisht në Beograd

Të gjithë ata u akuzuan dhe u dënuan për bashkëpunim me industrinë ushtarake ruse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *