Pesë persona raportohet se janë vrarë dhe gjashtë të tjerë janë plagosur si pasojë e të shtënave në një bankë në qytetin Louisville, në Kentucky të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Sipas raportimeve në mesin e viktimave është edhe autori i kësaj ngjarje.
Ende nuk bëhen të ditura motivet e kësaj ngjarje, shkruajnë mediat amerikane përcjell Klankosova.tv
Lidhur me rastin ka folur zëvendësshefi i Departamentit të Policisë së Metrosë së Louisville, Paul Humphrey.
“Policia mori telefonatë për të shtëna në Old National Bank rreth orës 8:30 të mëngjesit dhe kur mbërritën në vendngjarje, hasën në të shtëna me armë zjarri”, tha ai.
Ai theksoi se në mesin e të plagosurve është edhe një oficer policor. – Raporton KlanKosova.tv