Gratë amerikane janë ‘hall’ pasi thonë se nuk do të bëjnë seks me burra në shenjë proteste ndaj vendimit të Gjykatës së Lartë për ndalimin e aborteve.
Protestat shpërthyen të premten pas vendimit për të përmbysur të drejtën federale të grave e vajzave për abort.
26 shtete pritet të marrin masa më tej ose të ndalojnë plotësisht abortet.
Dhe tani, gratë thonë se do të ndalojnë seksin me burrat ‘derisa të drejtat e abortit të jenë ligj federal’.
Në rrjetet sociale ato publikuar foto duke ju bërë thirrje atyre ndaj vendimit të gjykatës:
“Gratë e Amerikës: Zotohuni! Për shkak se Gjykata Supreme përmbysi Roe v Wade, ne nuk mund të marrim rrezikun e një shtatzënie të padëshiruar, prandaj, nuk do të bëjmë seks me asnjë mashkull duke përfshirë burrat tanë përveç nëse përpiqemi të mbetemi shtatzënë”.
“Gratë kanë pushtetin këtu. Nuk ka më seks derisa të drejtat e abortit të jenë ligj federal”.
“Thirrje për një grevë seksuale kombëtare. Nuk ka seks me burra derisa të drejtat e grave të kodifikohen me ligj”.