ShBA ka një kërkesë për Kosovën e Serbinë pas marrëveshjes për energji elektrike…

Kosova e Serbia sot kanë arritur një marrëveshje për energjinë elektrike në veri.

Pas kësaj marrëveshje, ka reaguar Ambasada Amerikane në Kosovë, shkruan Neutral.al.

Me anë të një komunikate për media, kjo ambasadë ka thënë se marrëveshja në fjalë është dëshmi se kur angazhim me kreativitet dhe fleksibilitet, përfitojnë qytetarët nga të dy vendet.

“SHBA u kërkon të dyja vendeve që të vazhdojnë të ndërtojnë këtë sukses përmes angazhimit urgjent dhe të hapur në Dialogun e lehtësuar nga BE”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga SHBA.

Reagimi i plotë:

Marrëveshja e sotme e udhërrëfyesit për energjinë është dëshmi se kur Kosova dhe Serbia angazhohen me kreativitet dhe fleksibilitet, qytetarët në të dy vendet përfitojnë. SHBA u kërkon të dyja vendeve që të vazhdojnë të ndërtojnë këtë sukses përmes angazhimit urgjent dhe të hapur në Dialogun e lehtësuar nga BE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *