ShBA-ja do të vazhdojë t’i ndihmojë Ukrainës në luftën kundër agresorit rus.
Së fundmi, presidenti amerikan Joe Biden njoftoi se ShBA-ja do t’i dërgojë Kievit një sistem të mbrojtjes raketore Patriot si pjesë e një pakete shtesë ndihme prej 1.85 miliardë dollarësh për Ukrainën.
Sistemi Patriot është i aftë të interceptojë raketa kryqëzuese, raketa balistike me rreze të shkurtër dhe avionë luftarakë “në një lartësi dukshëm më të lartë se sistemet e mbrojtjes ajrore të ofruara më parë.
Administrata Biden gjithashtu ka njoftuar edhe për ofrimin e një pakete tjetër të ndihmës.
Paketa përfshin gjithashtu aftësi të zgjeruara për goditje precize, municione shtesë dhe “pajisje të tjera kritike që Ukraina po i përdor në mënyrë kaq efektive për të mbrojtur veten në fushën e betejës.
Paketa e re e ndihmës së ShBA-së për Ukrainë në vitin 2023, sipas administratës së Bidenit, pritet të përfshijë më shumë se 40 miliardë dollarë financime.
Me njoftimin e fundit, ShBA-ja i ka ofruar Ukrainës 21,9 miliardë dollarë ndihmë që nga janari 2021.
Ndërkohë kujtojmë se Kremlini e kishte paralajmëruar Washingtonin që të mos i siguronte Ukrainës sistemin Patriot, duke thënë të enjten e kaluar se çdo dërgesë do të rrisë rrezikun e përfshirjes së drejtpërdrejtë të ShBA-së në konflikt.