SHBA-BE kërcënojnë Kurtin: O paqe e përhershme, o kthim pas për Kosovën

Albanian Post ka siguruar një dokument disafaqësh që shpjegon me një gjuhë tejet të drejtpërdrejtë, ndarë në sektorë dhe pika konkrete, se çfarë saktësisht qëndron prapa neneve të Marrëveshjes Bazë.

Më e rëndësishmja, ky dokument, përshkruan çfarë fitojnë dy vendet në rast të një marrëveshjeje, por një pjesë shumë më e madhe i është rezervuar shpjegimit se çfarë do humbë nëse nuk nënshkruhet marrëveshja dhe cilat procese do kthehen prapa.

Një nga pikat me gjuhën më të ashpër në dokument është ajo e titulluar “Dështimi nuk është opsion”, pikë që do zbulohet e plotë nga Albanian Post të hënën.

Gjithashtu, pjesë e dokumentit janë edhe përshkrimet për të “ardhmen e Kosovës” dhe të “ardhmen e Serbisë”, ku janë përfshirë edhe problematika që tashmë janë në publik si Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe që e do Serbia dhe njohja nga 5 vendet mosnjohëse të BE-së për të cilën Kosova kërkon garanci.

Në këtë dokument thuhet se: “Kosova nuk mund të vazhdojë ta gëzojë mbrojtjen absolute nga bota perëndimore, që është jetike për ekzistencën e vet dhe në të njëjtën kohë të hezitojë në përqafimin e përpjekjeve perëndimore për paqe të përhershme”.

Në dokument bëhen të qarta çfarë pasojash nënkuptohen për perëndimorët, nëse Kosova vendos të tërhiqet nga marrëveshjet e mëhershme.

“Qeveria e Kosovës është e lirë që të iniciojë në Parlamentin e Kosovës procesin e tërheqjes së Kosovës nga marrëveshja e parë për normalizim të raporteve dhe më pas të bart pasojat e zhbërjes së të gjitha të arriturave të mëhershme (lëvizjen e lirë, Kodin telefonik të Kosovës +383, integrimin e pjesës veriore, kontrollin e dy pikave kufitare me Serbinë e të tjera)”, shkruhet në një pjesë tjetër të dokumentit qe do të publikohet nesër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *