SHBA, 5 të vrarë në një klub nate

Një person i armatosur 22-vjeçar hapi zjarr me një pushkë gjysmë automatike brenda një klubi nate në Colorado Springs të SHBA-se duke vrarë 5 persona dhe duke lënë 25 të plagosur përpara se të nënshtrohej nga klientët dhe të arrestohej nga policia, njoftuan autoritetet të dielën, transmeton (AA).

I dyshuari në të shtënat në mbrëmjen e së shtunës në Club Q përdori armë gjysmë automatike të modelit AR-15, sipas një zyrtari. Po ashtu u gjetën një pistoletë dhe një karikator shtesë municioni, sipas zyrtarit.

“Sulmi përfundoi kur një klient rrëmbeu pistoletën nga i dyshuari dhe e goditi me të”, tha kryebashkiaku i Colorado Springs, John Suthers. Personi që goditi sulmuesin e armatosur e mbante të bllokuar atë deri kur mbërriti policia, tha Suthers.

“Po të mos kishte ndërhyrë ai individ, kjo mund të kishte përfunduar në mënyrë shumë më tragjike”, tha Suthers.

Autoritetet njoftojnë se nga 25 të plagosurit, të paktën 7 janë në gjendje kritike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *