Xherdan Shaqiri e kishte një ditë të errët me ekipin e tij, Chicago Fire.
Futbollisti kosovar ka qenë fytyrë tragjike e ekipit nga MLS-ja.
Përfaqësuesi zviceran u ndëshkua me karton të kuq në humbjen 0:3 nga Columbus Creë.
Ish-futbollisti i Baselit, Bayern Munichut, Interit, Stoke Cityt, Liverpoolit e Lyonit u ndëshkua me karton të verdhë në fund të pjesës së parë, kurse më pas u ndëshkua me të kuqin në minutën e 67-të derisa skuadra ishte duke humbur 0:3 ngase vendësit i realizuan tre golat në 23 minutat e parë.