Banorët e “Big Brother Vip 2” janë dënuar duke shkuar të gjithë në nominim, vendim ky i marrë sepse kanë ofenduar dhe bullizuar njëri-tjetrin gjate debateve.
Në mbrëmjen e djeshme të spektaklit u transmetua një klip përmbledhës i sjelljes së banorëve me njëri-tjetrin gjatë ditëve të fundit. Konkretisht në klip u panë disa momente tallëse, ku banorët kishin përdorur një gjuhë fyese kundrejt njëri-tjetrit, deri në ekstrem.
Kështu në një komunikim zyrtar nga “Big Brother”, Arbana zbuloi se të gjithë banorët e shtëpisë së Big Brother janë në nominim këtë javë edhe për mosrespektimin e vazhdueshëm të rregullave.
“Natyra e formatit e parashikon që do ketë konflikte, por çështjet duhet të trajtohen me respekt, të ofendosh dikë nuk tolerohet as dhuna dhe bullizmi janë të patoletuerueshme”, tha Arbana.
Gjatë spektaklit, ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Efi është përplasur me Kejvinën gjatë një debati. E gjitha erdhi si pasojë e fjalëve ofenduese e banorëve ndaj njëri tjetrit. Jo vetëm kaq por Efi u ndal edhe tek Luizi.
“Më vjen turp që jam këtu me një vajzë si Kejvina dhe një djalë si Luizi. Janë disa etiketime shumë të shpifura që ka bërë zoti Luiz, që qeshin disa këtu”, tha në fillim Efi.
Menjëherë, ish-konkurrentja e Përputhen u ndërpre nga modelja Kejvina Kthella. Kjo e fundit tha se Efi i tha se ‘i ka thënë psikopate’, por që i ka kërkuar ndjesë.
“Më tha se jam zero, të njeh e gjithë Shqipëria se si je. Unë nuk e toleroj më. Nuk mund të luaj dikush me mua. Nuk ka më tolerime. Unë nuk e toleroj më , dhe nuk e di se ç’do bëj më nëse kjo femër më drejtohet kështu”, përfundoi Efi.