Shallenberg: Asociacioni mund të bëhet sipas shembullit të Triolit Jugor

Ndërsa, ai potencoi se përkundër marrëveshjes së arritur në takimin e 18 marsit në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ka ende punë për të bërë në këtë proces.

“Ka ende shumë takime dhe bisedime të vështira përpara nesh. Marrëveshja që u arrit është një sinjal i rëndësishëm. Unë e mirëpres që Serbia dhe Aleksandër Vuçiç e pranuan këtë marrëveshje. Nuk ishte një hap i lehtë, por është një hap i rëndësishëm”, tha Schallenberg në konferencën për media pas takimit me Daçiç’in në Vjenë.

Ndërkaq, kryediplomati austriak u shpreh se është i vetëdijshëm që normalizimi i marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë është diçka shumë e rëndësishme dhe që e afekton të gjithë rajonin.

“Normalizimi i marrëdhënieve nuk ka alternativë. Ka mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dhe nuk ka alternativë. Siç tha një ministër britanik, ‘është e vetmja shfaqje në qytet’, theksoi ai.

Gjithashtu, Shallenberg pohoj se integrimi evropian ndihmon në zgjidhjen e konflikteve dhe tregoj se me Daçiç’in ndër të tjera ka diskutuar edhe për sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës, si dhe pasojat që reflektojnë në rajon.

“Serbia, si vendi më i madh në Ballkanin Perëndimor, ka një përgjegjësi të veçantë. Qëndrimi ynë është se kur ka shkelje të Kartës së OKB-së, nuk mund të ketë distancim nga mosrespektimi i integritetit territorial”, shtoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *