Sipas ekspertit të sigurisë, Drizan Shala, nuk do të ketë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë në takimin e radhës më 18 mars.
Ai në emisionin “Five”, tha se marrëveshjen nuk pritet ta pranojë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili sipas tij është duke e ngritur nacionalizmin brenda Serbisë.
“Unë mendoj se nuk do të ketë fare dakordim në këtë takim, sepse atmosfera politike e Vuciqit, në këtë dimenzion është duke lëvizur, duke e ngritur nacionalizimin brenda shtetit të Serbisë duke krijuar një fushatë politike apo zgjedhore në Beograd. Në anën tjetër ka qëndrim të prerë që është betuar në Kushtetutën e Serbisë”, ka thënë ai.Sipas tij, gjysma e kabinetit qeveritar në Serbi influencohet nga Rusia dhe presidenti i saj Vladimir Putin.
Ai është shprehur se vetë Vuçiq, nuk i beson kabinetit të tij.