Shakira e ‘bën për spital’ të dashurën e Pique

Më shumë probleme për Gerard Pique. E dashura e tij re Clara Chia Marti u dërgua me urgjencë në spital pas një sulmi të rëndë ankthi.

Këtë e ka bërë të ditur “El Periodico”, e cila ka zbuluar se 23-vjeçarja nuk mundi ta përballojë më presionin e shtypit dhe fansave, pas publikimit të këngës “Music Session #53”, në të cilën Shakira e sulmon hapur për shkak të lidhjes së saj me ish-futbollistin.

Mesa duket studentja ndodhet në një klinikë private në Barcelonë. Së fundi është përfolur edhe për një shtatzëni të Clara, e cila është parë me ish-mbrojtësin në një farmaci.

Megjithatë, me shumë mundësi, çifti po kërkonte një ilaç kundër ankthit përpara shtrimit në spital. Sipas thashethemeve, partnerja e re e Pique mezi del nga shtëpia për shkak të skandalit që ia ka kthyer jetën përmbys.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *