Shaip Kamberi, deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë është takuar sot në Bujanoc me ambasadorin amerikan Christopher Hill.
Këtë e bëri të ditur Kamberi përmes një postimi në facebook ku tutje thotë se me ambasadorin e SHBA-ve në Serbi, Christopher Hill kanë diskutuar tema të ndryshme rreth kërkesave të shqptarëve të luginës, sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohen.