Shaban Gogaj shpallet fajtor për vrasje nga pakujdesia, dënohet me 7 vjet e gjashtë muaj burgim 

Gjykata Themelore në Pejë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Shaban Gogajt, i cili është shpallur fajtor për vrasje nga pakujdesia ndaj Agonis Tetajt. Gogaj është dënuar me 7 vjet e gjashtë muaj burgim.

Lajmin e ka bërë të ditur avokati i Gogajt, Besnik Berisha.

Gogaj është dënuar me 5 vjet burgim për “Vrasje nga pakujdesia” dhe me 3 vjet burgim për “Armëmbajtje pa leje”. 

Gjykata të njëjtit i ka shqiptuar dënim unik prej 7 vjet e gjashtë muaj burgim. Në dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim. 

Shaban Gogaj ndodhet në paraburgim që nga 24 shtatori i vitit 2018.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *