Kendall Jenner tërhoqi vëmendjen e të gjithëve teksa u pa në Coachella 2023, duke ndjekur nga afër performancën e të dashurit të saj, Bad Bunny. Supermodelja 27-vjeçare madje u pa shumë afër atij, duke i pëshpëritur diçka në vesh.
Reperi portorikan ishte i ftuar në ‘Coachella 2023’, aty ku performoi dy-orë, së bashku me artistët e tjerë si Jhayco, Jowell & Randy dhe Nengo Flow.
E sikur të mos mjaftonin fotot dhe videot e publikuara në media, duket se çifti pak nga pak po përpiqet që ta bëjë lidhjen zyrtare edhe në rrjetet sociale. Ishte Bad Bunny ai i cili postoi një video në ‘instastory’, ku shihej pakëz flokët e Kendall.
Dyshja u panë për herë të parë duke u puthur gjatë një takimi darke në Los Angeles. Në atë kohë, një burim i tha Us Weekly se ylli i “Kardashians” dhe fituesi i Grammy ishin goxha intimë.
Vetëm disa ditë para kësaj, dyshja u përpoqën të fshiheshin nga paparacët ndërsa largoheshin nga West Hollywood, Kaliforni, në një makinë së bashku.
Romanca e re e Jenner me Bad Bunny erdhi disa muaj pasi ajo dhe ish-i Devin Booker u ndanë në fund të vitit të kaluar.