Senatorët Murphy e Peters priten nga Osmani e Kurti

Senatorët amerikanë, Chris Murphy dhe Gary Peters, po qëndrojnë të hënën në Kosovë.

Sipas njoftimeve për medie, senatorët gjatë ditës do të priten nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti.

Osmani sipas Presidencës, do t’i takoj senatorët në kabinetin e presidentes me fillim nga ora 13:15, derisa pas takimit do të ketë edhe konferencë për medie.

Ndërsa kryeministri Albin Kurti, senatorët do t’i presë në ndërtesën e Qeverisë me fillim nga ora 16:55.

Sipas njoftimit të Qeverisë, deklarime për medie do të ketë edhe pas takimit me Kurtin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *