Sëmundjen që rrezikoni t’ju paraqiten në zonat ku jeni të prirur të shtoni peshë

Mbipesha ose siç njihet ndryshe obeziteti është një sëmundje kronike, që mund të shkaktojë shumë dëme në organizëm.

Jo më kot cilësohet si një nga shkaqet kryesore që ndihmon në zhvillimin e keq të trupit dhe të shumë sëmundjeve vdekjeprurëse.

Limon dhe kanellë, një sërë përfitimesh shëndetësore

Sipas mjekëve dhe ekspertëve të fushës, stili i jetesës është çelësi për të shmangur shtimin e peshës pa kufi.

Në këtë artikull AgroWeb ju njeh me lidhjen qw ekziston mes shtimit nw peshw dhe zhvillimit tw sëmundjeve të ndryshme.

Dhjami i tepërt rreth barkut

Dhjami i tepërt rreth zonës së barkut, mund të jetë një tregues për problemet kardiovaskulare.

Një studim ku AgroWeb u bazua, zbuloi se sa më shumë peshë të keni rreth barkut, aq më i madh është rreziku i sëmundjeve të zemrës.

Dhimbja tek nyjet

Simptomat si dhimbja, ngurtësia dhe ënjtja në pjesën e nyjeve, mund të përkeqësohet nga pesha e tepërt. Po ashtu vetë pesha mund të kontribuojë në zhvillimin e sëmundjes së artrozës në duar dhe gjunjë.

Në këtë rast mjekët këshillojnë që të përpiqeni të ulni peshën e tepërt të trupit.

Sipas tyre çdo kile e humbur lehtëson ndjeshëm presion mbi gjunjë.

Barku juaj duket më i fryrë se zakonisht

Sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit, kanceri i vezoreve shkakton më shumë vdekje se çdo kancer tjetër i sistemit riprodhues të femrave.

Duke qenë se simptomat në fazat e hershme janë të vështira për tu dalluar, çdo shtim i papritur ose i pashpjegueshëm i peshës në zonën e barkut, duhet t’i raportohet mjekut tuaj.

Cikli juaj menstrual është i parregullt

Për gratë me sindromën e vezoreve policistike (PCOS), nivelet e larta të insulinës prodhojnë më shumë hormone mashkullore të quajtura androgjene, të cilat jo vetëm ndikojnë në ciklin tuaj menstrual por gjithashtu mund të çojnë në shtim në peshë, puçrra dhe rritje të tepërt të flokëve.

Kjo është edhe arsyeja pse gratë me PCOS kanë shtatë herë më shumë gjasa të zhvillojnë diabet, thonë mjekët.

Nëse keni menstruacione të parregullta, bisedoni me mjekun tuaj për të vlerësuar gjendjen tuaj.

Nuk keni energji

Një nga arsyet mjekësore që jeni lodhur gjatë gjithë kohës mund të jetë hipotiroidizmi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *