Në shqyrtimin e dytë të projektligjit për zyrtarët publik, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka kërkuar i njëjti të mos miratohet.
Ai ka thënë ky ligj do të shkatërronte administratën shtetërore.
“Ky është shembulli eklatant se si një qeveri provon të shkatërrojë një sistem të cilin është ndërtuar për 20 vjet në Kosovë. Në Kosovë nuk ka qenë sistemi i keq, njerëzit e kanë prish atë sistem, këtë sistem në Kosovë që e kemi pasur nuk e kemi sjell ne vet, na kanë sjellë miqtë ndërkombëtar. Dhe atë sistem tash ju po doni ta shkatërroni, sepse mënyrën si të tjerët kanë abuzuar përmes komisioneve, përmes rekrutimit të njerëzve, ju tash po doni me i dhënë legalitet atij procesi”, ka thënë Selmanaj.
Selmanaj ka kërkuar që qeveria të marrë parasysh adresimet e ndërkombëtarëve.
“Po në vjen çudi kryetar sepse sa kam marrë informata edhe ti vet e ke marrë një letër nga BE-ja, dhe nuk keni reflektuar fare, as ti si kryetar, as komisionet për t’i adresuar të gjitha çështjet që zyra BE-së i ka adresuar. Zyra e BE-së nis me konstatimet që praktikat e tilla nuk janë të njohura, për vendet demokratike, flet për mundësi nepotizmi, klientelizmi, politizimi, korrupsioni të administratës shtetërore, për çudi kjo qeveri nuk dëshiron as të merret me to. Ju lutëm nëse keni filluar të mos ndini as për ShBA, as për BE, kush janë adresat që ju i keni referencë kush janë adresat ,sepse këto janë çështje publike”, ka shtuar ai.