Selmanaj: Kryeministri Kurti në Bruksel relativizoi agresorin me viktimën

Deputeti nga radhët e LDK-së, Driton Selmanaj i ka quajtur veprime të pamatura të Kurtit ato se çfarë ndodhi më 2 maj në Bruksel.

Para deputetëve në Kuvendin e Kosovës tha se kësaj radhe atje radhën e kishte një temë e ndjeshme, ajo e fatit të të pagjeturve, ku në veçanti familjarët e tyre që kanë tash e 24 vite që janë në pritje.

Deputeti i LDK-së tha se sa i përket Deklaratës, atje u relativizuar agresori dhe viktima.

“Shpreh shqetësimet për veprimet e pamatura të Kurtit. Për fatin e keq, radhën e kishte një temë e ndjeshme, në veçanti për familjarët e të të pagjeturve të cilët janë tash e 24 vite në pritje. E kemi thënë me kohë që Marrevëshja e Ohrit mund t’i sjell shumë dëme vendit. Për deklaratën e dakorduar mes Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel, atje relacioni mes agresorit dhe viktimës është relativizuar deri në mos dallim. Dëmi është bërë pasojat do të jenë fatale për ne dhe gjeneratat qe do të vijnë”, tha Selmanaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *