Selena Gomez ka reaguar publikisht lidhur me dramën mes saj dhe Hailey Bieber duke zbuluar se ato kanë folur dhe se kjo e fundit i ka treguar për bullizimet dhe kërcënimet që po merr.
Selena ka kërkuar nga fansat e saj të jenë të sjellshëm dhe mos ta sulmojnë Haileyn.
E në këtë postim që bëri bujë kudo duket se e ka gjetu veten edhe Beatrix Ramosaj.
“Kam qenë dëshmitare se si në Shqipëri dalin hapur në televizione dhe s’e kanë problem të tregojnë metodat e përhapjes, apo kënaqësinë që marrin duke justifikuar “për lojë” bullizmin. Gjithsesi, Selena është mbretëreshë“, ka shkruar Beatrix.
Këngëtarja publikoi edhe një video të shkurtër të disa prej mesazheve që dikush i dërgonte, duke e ofenduar, bullizua e mallkuar, një mënyrë kjo e të treguarit se si edhe Beatrix ka qenë pre e këtij fenomeni, ndërsa sërish shkruan: “Ndaj unë zgjedh gjithmonë moton: “Let go and let GOD” (Lëre pas dhe lër Zotin (të bëjë punën e tij)”.