Së paku 18 persona janë vrarë pas një përleshjeje me armë zjarri në mes policisë dhe anëtarëve të grupeve kriminale në Rio de Janeiro, pasi që 400 zyrtarë policorë filluan aksionin, shkruan The Sun, përcjell Periskopi.
Luftimet që zgjatën për orë të tëra dhe ku trafikantët e drogës hapën zjarre ndaj helikopterëve të policisë, rezultuan në vrajsen e 16 anëtareve të dyshuar të grupeve kriminale, një zyrtari policor dhe të një civili, bëjnë të ditur mediat e huaja.
Banorët e zonës kishin sinjalizuar me rroba të bardha për t’u dorëzuar, por që maskra nuk ndalej.
“Kjo është një masakër që policia po e quan një operacion”, tha një grua për Associated Press.
Forcat e rendit e mbështetën aksionin, duke thënë se ekipet policore “janë sulmuar dhunshëm” me taktika “ushtarake dhe guerrile”.
Autoritetet shtetëore thanë se kriminelët kishin përdorur civilët si mburojë gjatë operacionit.