Kryeministri Albin Kurti ka propozuar që raportimin për dialogun ta vazhdojë sonte nga ora 22:00, pasi tha se i duhet të largohet për shkak të agjendës.
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahirit, tha se kjo është hajgare, duke shtuar se në atë orë askush nuk do ta përcjell kryeministrin, pasi të gjithë e shikojnë “Big Brother”.
“Kjo është një hajgare e madhe çka është ka ndodhë me ketë debat. Nuk e meritojnë qytetarët e Kosovës me u sjell kështu, nuk e meriton një kryeministër me na lanë e me ardh në ora 10, se në ora 10 se këqyr kurrkush, tan e këqyrin Big Brother. Kjo është hajgare”, ka thënë Tahiri.
Megjithatë, grupet parlamentare u pajtuan që raportimi të vazhdojë në orën 22:00