Bogdanoviq njofton për një hetim ndërkombëtar ku përfshihet edhe Serbia: Po hetohen këta persona!

Kryetari i Lëvizjes Qytetare “Odgovor”, Boban Bogdanoviq ka paralajmëruar një hetim të madh ndërkombëtar.

Sipas tij në hetimet që po zhvillohen kundër personave të lidhur me krimin e terrorizmin përfshihet edhe Serbia.

Cak i këtyre hetimeve sipas Bogdanooviq, janë persona që financojnë terrorizmin ndërkombëtar nëpërmjet një projekti të njohur në Serbi.

“Lajm i mirë për qytetarët e Serbisë! Një hetim ndërkombëtar është duke u zhvilluar kundër personave të lidhur me kriminelë, terroristë dhe shtetas të disa vendeve duke përfshirë Serbinë, të cilët lehtësojnë financimin ose financojnë drejtpërdrejt terrorizmin ndërkombëtar nëpërmjet projektit “Beograde Waterfront””, ka shkruar Bodanoviq në platformen X.

Në mesin e fotografive të personave fytyrat e të cilëve ai ka përdorur si ilustrim është presidenti serb Aleksandar Vuciq, ish-liderit të partisë palestineze Fatah, Mohammed Dahlan, biznesmenit nga Dubai Mohamed Alabbar, Yahya Sinëar lider i ri i Hamasit në Gaza dhe Mohammed Deif komandant i krahut ushtarak të grupit militant Hamas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *