Sara Hoxha dhe Ledion Liço kanë mirëpritur në jetë fëmijën e tretë.
Pas Roman dhe London, çifti janë bërë prindër të një vajze e cila ka ardhur në jetë javën e kaluar.
Lajmin e ka konfirmuar sot vet trashëgimtarja e Top Channel përmes një postimi në Instagram, me disa fotografi brenda.
Ajo shpërndau për ndjekësit e saj fotografi para lindjes me barkun e madh, dhe një tjetër në sallën e operimit krah bashkëshortit të saj.
Deri në këto momente nuk ka detaje rreth vajzës e as emrit të saj.