Këngëtari i mirënjohur i skenës shqiptare, Sabri Fejzullahu, së fundmi ka prezantuar këngën e re.
“E ndaluar” mban titullin ky projekt, të cilin e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.
Artisti ka bërë një paraqitje të mahnitshme në klip, ndonëse vazhdon akoma të jetë në formë të mirë.
Teksti dhe muzika janë realizuar nga Arsim Bunjaku me orkestrim nga Virusi.
Videoja iu besua produksionit të Fama Films.
Të plotë tashmë mund ta gjeni në platformën YouTube, në kanalin zyrtar të Fejzullahut.
Sabriu edhe këtë verë ka qenë tejet i angazhuar me mbrëmje e koncerte.