Çmimet e shumë produkteve në Kosovë kanë shënuar rritje muajt e fundit. E rritje ka pësuar edhe bileta Prishtinë- Fushë Kosovë, shkruan gazeta Neutral.
Një taksist që bartë udhëtarët e kësaj linje, e ka shkruar në veturën e tij çmimin e biletës, e cila është 80 centë.
“80 centë bileta”, ka shkruar ai në letrën e vendosur brenda veturës.
Në disa taksi të tjerë bileta e kësaj linje kushton 1 euro.