Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Klinë ku vëllezërit janë rrahur keq dhe si pasojë e lëndimit njëri është dashur të marr tretman mjekësor.
Një burrë ka kërkuar ndihmë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Klinë, pasi kishte marrë lëndime trupore si pasojë e një rrahjeje
Burimet e Gazetës Sinjali brenda QKMF-së bëjnë të ditur se 55-vjeçari kishte shkuar atje i përgjakur dhe për shkak të gjendjes shëndetësore ai është transferuar me autoambulancë për në Spitalin Rajonal të Pejës, ku ka marrë trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.
Rasti është denoncuar në Polici, me ç’rast është kuptuar se 55-vjeçari është rrahur me vëllain e tij 69-vjeçar.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes në fshatin Sferkë, ku kanë hasur në personin tjetër të dyshuar për rrahje, i cili po ashtu kishte lëndime trupore.
69-vjeçari fillimisht është dërguar në spital për tretman mjekësor e më pas është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Pas lëshimit nga Spitali i Pejës, në stacion është paraqitur edhe 55-vjeçari, i cili më pas është lëshuar në procedurë të rregullt, ndërsa vëllai i tij me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.