Një aksident jo i zakonshëm dhe tragjik ka ndodhur në Dibër, ku ia morri jetën një 60-vjeçari.
Bëhet fjalë për N.B., i cili derisa po zbriste nga makina e parkuar ku ishte pasagjer, u rrëzua aksidentalisht.
Sipas policisë, 60-vjeçari mori dëmtime të rënda në kokë. Ai u dërgua për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë, por nuk mundi të mbijetonte dhe ndërroi jetë.
Me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje, autoritetet thonë se vijojnë hetimet.