Një rast i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 21:15 në Prishtinë, ku një vajzë 12-vjeçare është rrëmbyer nga një burrë, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se vajza e vogël po luante bashkë me motrën e saj në parkun te pishat në rrugën ‘2 Korriku’, ku një person kishte ardhur me veturë dhe kishte marrë vajzën që aty.
Motra e 12-vjeçares e ka njoftuar Policinë për emrin e të dyshuarit dhe veturën të cilën ai ishte duke e vozitur kur kishte kryer rrëmbimin.
Njësitet policore kanë dalë në kërkim, me ç’rast kanë hasur në veturën që po kërkonin bashkë me të dyshuarin dhe vajzën e vogël brenda.
Sinjali do t’iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.