Rrëfimi i ndjerë i MC Kreshës si baba: Vajzën e kam marrë 11-muajshe në studio (VIDEO)

Puntata e fundit e “Zemër Luana” ka rezervuar mjaft emocione me një program dedikuar dy prej reperëve të parë shqiptar, Geasy dhe Mc Kresha.

Dyshja e reperëve  kanë realizuar një sfidë prindërimi, teksa dy vogëlushe i bënin pyetje. Kresha fillimisht ka treguar kuptimin e emrave të fëmijëve të tij, ku shprehet se Iza e ka zgjedhur bashkëshortja e tij dhe nënkupton në hebraisht besimin në Zot, ndërkohë që Din ka qenë emri që gjithmonë i ka pëlqyer Kreshës dhe mendonte se “kur të më falë Zoti djalë do i vendos emrin Din që nënkupton dituri por edhe në arabisht do të thotë besim, njëlloj si emri i vajzës”.

Në anën tjetër, përsa u përket pasioneve, Kresha është pyetur nëse dëshironte që djali të behej futbollist dhe ai është shprehur se do dëshironte të ndiqte ëndrrat e tij, por e nëse do të donte të bëhej futbollist kushti i vetëm do të ishte që të ndiqte dhe një fakultet. Gjithashtu Kresha ka treguar se edhe prindërit e tij kanë qenë mjek, ama Kresha zgjodhi të bëhej reper.

E veç ëndrrave të tij, Kresha ka treguar edhe disa momente interesante duke u shprehur se ndihmon bashkëshorten e tij me fëmijët dhe çdo mëngjes zgjohet që të kujdeset për Dinin, teksa bashkëshortja përgatit Izën për shkollë.

E si çdo prind edhe ai ka bërë sakrifica. Kur vajza e tij Iza ka qenë 11-muajshe është detyruar ta merrte me vete në studio pasi Erza ishte në punë dhe ai duhet të ishte në studio.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *