Njëmbëdhjetë më parë, në një aksion policor në veri, u vra polici i njësisë speciale, Enver Zymberi. Ai kishte lënë pas gruan shtatzënë me tre fëmijë.
Tani ajo thotë se jeton në Vushtrri, në një banesë rreth 50 metra katrorë, e cila i është falur dhe mbijeton me një pension, që e merr pas vrasjes së burrit.
“Më kanë qitë prej shpisë. Tash jam për momentin në banesë, me katër fëmijët. Më kanë çu me i tërheq 32 mijë euro. Kam qenë e pavetëdijshme, kam qenë në ndikim të barërave”, thotë ajo në një rrëfim në ATV.
“M’i kanë marrë paratë, kanë bërë pagesë të një shtëpije”, thotë bashkëshortja e Zymberit.
Ajo thotë se kërkon vend të punës e madje për këtë i është adresuar edhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlës.
“Më kanë premtu, prit për një kohë, por e kam parë që nuk ka asgjë”, thotë zonja Zymberi.
Ajo tregon se për momentin jeton me fëmijët në një banesë në Vushtrri, të cilët e ka të falur.
“Prej të ardhurave nuk kemi, përveç pensionit dhe familja ime”, thotë ajo.
Paratë të cilat iu dhanë si ndihmë, pas vrasjes së burrit të saj derisa ishte në detyrë, thotë se ia mori vjehrri i saj dhe me to kanë blerë një shtëpi, në të cilën thotë se nuk jeton ajo.
“Dy javë pasi u vra bashkëshorti im, kanë blerë shtëpi në Vushtrri dhe më kanë çuar mua t’i tërheq 32 mijë euro”, thotë ajo.
Ajo thotë se me djalin e kanë paditur familjen e bashkëshortit të saj për përfitimet.
“Në mos gaboj, lënda është në Mitrovicë, por akoma nuk na kanë thirrur, as asgjë. Edhe pse ata të burrit po thonë se e kanë hequr atë lëndë, por nuk besoj, se pa ma thirrur mua, nuk e tërheqin”, thotë gruaja e policit.
“Me ato të hollat, unë e kam blerë shtëpinë, por ajo është në emër të kunatit të madh”, rrëfen Drita Zymberi.Video: ATV