Të martën në Prishtinë është arrestuar një femër nën dyshimin se pas një mosmarrëveshjeje ka sulmuar fizikisht një femër tjetër.
Bëhet e ditur se palëve u është ofruar tretman mjekësor.
Gjatë kontrollit në dhomën e të dyshuarës është gjetur dhe sekuestruar një sasi e dyshuar substancë narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit, ajo është dërguar në mbajtje.