“Rrahmani dhe Muriqi duhet të luajnë nga minuta e parë në sulm”, Sermaxhaj kërkon një Kosovë ofanzive sonte ndaj Rumanisë

Trajneri i mirënjohur kosovar, Sami Sermaxhaj është deklaruar para ndeshjes shumë të rëndësishme që Kosova e zhvillon ndaj Rumanisë.

‘Dardanët’ do të përballen në Bukuresht ndaj Rumanisë, me ndeshjen që luhet sonte me fillim nga ora 20:45,

Tre pikëshi eventual ndaj Rumanisë, do të ishte vital për të shpresuar në mrekullinë dhe pozitën e dytë në grup, edhe pse nuk do të jetë aspak lehtë, sepse e njëjta do të vlente edhe për kundërshtarët tanë të cilët do të bënin një hap gjigant drejt kualifikimit në Europian.

Sermaxhaj tha se Kosova mund të sfidojë çdo kombëtare, duke mos qenë aspak inferiore sonte ndaj një kombëtare siç është Rumania.

Shanset janë gjithmonë për një rezultat pozitiv, kur merret parasysh se ekipi ynë përfaqësues ka një grup lojtarësh aspak indiferentë ndaj futbollistëve rumunë, me një disiplinë taktike të vendosur qartë dhe një ‘shpirtë’ më luftarak se në ndeshjet e tjera, mendoj se Kosova mund të sfidojë çdo kombëtare. Barazimi me Zvicrën është sinjal pozitiv se kemi lojtarë cilësorë dhe nëse dimë edhe sonte të ndajmë detyrat dhe t’i vendosim lojtarët në vendet e tyre, mendoj se mund të presim fitore në Bukuresht“, tha fillimisht ai.

Tutje, ai foli edhe për mundësinë e kualifikimit në rast se Kosova siguron sonte fitore, duke thënë se gjithçka është e mundur derisa matematika e lejon.

Sermaxhaj tha se sonte duhet që të jetë një Kosovë shumë ofanzive, me Rrahmanin dhe Muriqin që duhet të luajnë në sulm nga minuta e parë.

Për sa kohë që matematika na lejon, ne nuk duhet të bëjmë asnjë gabim dhe të lutemi për gabimet e kundërshtarëve. Ne duhet të bëjmë punën tonë, çdo rezultat tjetër përveç fitores, do të na shërbejë vetëm për statistika. Duhet të luajmë një lojë sulmuese dhe presim që Rrahmani të jetë me Muriqin në sulm, Zhegrova dhe Rashica në krahë, pastaj edhe me futbollistë të tjerë adekuat në pozitat e tyre“, përfundoi Sermaxhaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *