Rrahje në lokalin ‘Bar-bon’ në Prizren

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije ekskluzivisht për Sinjalin se dy vajza janë sulmuar brutalisht nga punëtori i sigurimit, Ilirjan Bytyqi, i cili është arrestuar dhe tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor.

Gjithçka dyshohet se ndodhi rreth orës 22:00, në lokalin Barbon, ku dy vajzat, njëra prej të cilave është përfshirë në përleshje, kanë pasur një mosmarrëveshje me punëtorin e dyshuar, konflikt ky që eskaloi në sulm fizik dhe për pasojë njëra prej tyre ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Siç mëson Sinjali nga të njëjtat burime, njëra nga vajzat e dyshuara e ka goditur me gotë punëtorin e sigurimit me të cilin u kapën, i cili pa një pa dy iu kthye me sulm, duke i goditur aq keq, deri në atë pikë sa njërën prej tyre e ka tërhequr zvarrë nëpër lokal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *