Rrahje në Burgun e Sigurisë së Lartë, përfshihet edhe i dënuari për vrasjen e Triumf Rizës

I dënuari me 35 vjet burgim për vrasjen e Triumf Rizës, Arben Berisha, është përfshirë në një rrahje së bashku me të burgosurin tjetër O.K., në Burgun e Sigurisë së Lartë.

Lajmin e ka konfirmuar, Florent Gashi, zëdhënës në Shërbimin Korrektues të Kosovës (SHKK).

“Ju njoftojmë se në Burgun e Sigurisë së Lartë ka ndodhur një fjalosje mes dy të burgosurve, O.K dhe A.B. Fillimisht ka pasur fjalosje, e cila ka përfunduar me rrahje, por pa lëndime”, tha Gashi për Gazetën Sinjali.

Sipas Gashit, situata është vënë në kontroll si shkak i reagimit të stafit korrektues.

“I menjëhershëm ka qenë reagimi i stafit korrektues, të cilët kanë marr të gjitha masat e nevojshme dhe kanë vënë situaten nën kontrollë. Fatmirësisht rrahja ka përfunduar pa pasoja apo ndonjë nevojë për intervenime të stafit mjekësor”. 

“Lidhur me rastin është inicuar procedurë disiplinore dhe do te njoftohemi per rezultatet”, përfundoi Gashi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *