Moderatorja shqiptare, Roza Lati, komentohet shumë në media edhe për jetën e saj private.
Sot ajo ishte e ftuar tek “E diell”, ku edhe ka zbuluar rreth jetës së saj, shkruan lajmi.net.
Moderatorja ka pranuar se është në një lidhje dashurie.
“E martuar nuk jam, por nuk është se s’jam pa martuar. Nuk e kam bërë të madhe, por unë me dikë jam. Kam hyrje-dalje me familjarët”, ka deklaruar moderatorja.
Gjithashtu zbuloi se i dashuri i saj ka të njëjtën shenjë horoskopi me të dhe të dy përshtaten shumë me njëri-tjetrin.