Rohde për takimet e Kurtit në Strasburg: Propozimi franko-gjerman ka edhe përkrahjen e plotë të Parlamentit Evropian

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, ka reaguar pas takimit që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pasur me deputet të Parlamentit Evropian në Strasburg të Francës.Rohde ka thënë se propozimi franko-gjerman ka edhe përkrahjen e plotë të Parlamentit Evropian..

Ai tutje ka shkruar se arritja e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për Aneksin e Implementimit është esenciale për të lëvizur drejt rrugës evropiane.

“Gjithashtu mbështetje e plotë për propozimin e BE-së nga Parlamenti Evropian.!Marrëveshja për zbatimin e aneksit nga Kosova dhe Serbia më 18 mars në Ohër është thelbësore për të ecur përpara në rrugën evropiane”, ka shkruar Rohde.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *