Problemet nuk kanë fund për Belgjikën. Pas eleminimit, që në fazën e grupeve në Kupën e Botës, gjë e cila nuk kishte ndodhur që prej vitit 1998, kombëtarja belge tanimë duhet me të merret dhe me gjetjen e një tekniku të ri, pasi më të mbaruar ndeshja me Kroacinë, trajneri i “djajve të kuq”, Roberto Martinez ka dhënë dorëheqjen.
Martinez udhëhoqi Belgjikën, në atë vend të tretë gjatë Kupë së Botës “Rusi 2018”, por pas një disfate “shokuese” nga Maroku dhe pas një barazimi ditën e sotme, skuadra e tij nuk arriti dot të kalonte në fazën tjetër.
Pavarësisht performancës së dobët të “brezit të artë”, Federata Belge e Futbollit në njoftimin e largimit të Martinez, tha se vendimi i tij ishte marrë përpara turneut.