Prej disa kohësh është vënë re një afrimitet brenda shtëpisë së Big Brother Vip Albania mes Kejvina Kthellës dhe Krist Aliajt. Kejvina ka shprehur hapur pëlqimin ndaj Kristit, ndërsa ky i fundit në spektaklin e së shtunës u shpreh se i pelqen karakteri i modeles dhe ajo është e vetmja që e bën për të qeshur.
Por duket se nëse mes tyre do të lindë dicka, do të ketë pasoja për Kristin.
Ditën e sotme në programin “Abc e mëngjesit” në një lidhje direkte ka qenë Robert Aliaj. I pyetur për raportin e të birit me Kejvinën, Roberti ka dhënë një përgjigje “të prerë”.
“Nëse Kristi del cift me atë, nuk më ka më bab. Nuk mnd të pranoj në shtëpi një vajzë showbizi. Showbizi të tillë. Duhet të ketë mendje dhe jo buzë e gjëra të tjera”, është shprehur Roberti ndër të tjera.