Rita Ora sonte ka përformuar në sheshin Skenderbej në Tiranë.
Ajo ka mahnitur publikun me një hyrje spektakolare si dhe e veshur menjë fustan unik.
Rita zgjodhi një fustan me simbole kombëtare identik sikur flamuri shqiptar, shkruan Neutral.
Rita ka dy ditë që po qëndron në Tiranë, ku ka vizituar vende të ndryshme gjatë kësaj kohe.
Ajo në konferencën e mbajtur për media ka treguar se viti 2023 do ta gjejë me album të ri si dhe me rol në një film për të cilin nuk dha detaje.