Psikologia Vera Ora njihet për komentet epike që i lë vajzës së saj Ritës në fotot që poston.
Kështu ka ndodhur edhe në postimin e fundit të yllit të muzikës, e cila dukej mahnitëse me disa imazhe e shtrirë në një divan.
Por, ajo që mori vëmendje ishte pikërisht mamaja e saj, e cila la një koment tipik të një mamaje shqiptare.
Vera i vuri në dukje Ritës se është ulur me këpucë në divan, teksa në komente shkruan: “Qy me kpuca ne kauq, s’po ndigjon”, shoqëruar sigurisht me të qeshura.