Rita Ora shfaqet me veshje dhe paraqitje provokuese në Munih

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka performuar së fundmi në festivalin “Superbloom” në Munih të Gjermanisë.

Ajo atje ka ‘elektrizuar’ publikun me performancën e saj energjike dhe interpretimin e shumë hiteve nga repertoari i saj.

Disa pamje nga paraqitja e saj madhështore në këtë festival, 31-vjeçarja i ndau me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram – duke nënvizuar faktin se koncerti të martën në Shqipëri është ndalesa e saj e radhës.

“Ju djema ishit aq brohoritës, sa u argëtova aq shumë atje lart! Faleminderit ‘Superbloom’ dhe të gjithë ata që erdhën për të parë dhe kënduar në majë të mushkërive! Ju pashë të gjithëve! Shqipëria ti je ndalesa radhës! Shihemi se shpejti”, shkroi Rita Ora në mbishkrimin e postimit të saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *