Rita Ora merr vëmendje me trendin e vetullave

Këngëtarja shqiptare me famë internacionale Rita Ora ka filluar të sjellë një trend të ri të modelit të vetullave, që prej paraqitjes së saj në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “British Fashion Awards 2022”.

Ora, e cila në tepihun e kuq të “BFA” u shfaq në një fustan ekstra transparent ngjyrë të kuqe, morri komente të mëdha në rrjetet sociale, ndërsa fokusi, pos tek veshjet e brendshme duket se ishte edhe tek vetullat interesante të artistes.

Trendi me një fashë rreth syve është një metodë e re aplikimi tek vetullat dhe atë po e popullarizon vet Rita, me një sërë fotografish të publikuara edhe pas evenimentit londinez, ndërsa fansat e saj nuk kanë hezituar t’i publikojnë imazhet e veta të influencuara nga ylli i hitit “Shine ya light”.

Gjithsesi, Ora ka qenë mjaft e përfolur kohëve të fundit, pasi që ditë më parë ka dhënë një intervistë brenda të cilës ka folur rreth fillimeve të saj të karrierës, marrëdhënies me Jay Z dhe Beyonce, si dhe “padrejtësitë” që iu bënë nga ish labeli menaxhues në raport me këngëtaren Rihanna.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *