Rita Ora kopjon Dua Lipen – foto e zhveshur nga vaska

Ajo rregullisht merr vëmendjen me paraqityjet e saj magjepsëse.

Dhe Rita Ora nuk i la thuajse asgjë imagjinatës teksa publikoi një sërë fotografish nudo në Instagramin e saj të mërkurën.

Këngëtarja 31 vjeçe, ua shpejtoi pulsin fansave teksa fshehu me kujdes pjesët e saj intime, në kohën kur po lahej në një vaskë gjigante me ujë ngjyrë rozë.

Ajo mblodhi duart mbi gjoks dhe kryqëzoi me kujdes këmbët teksa pozonte për setin e fotografive të publikuara në Instagram.

Rita shfaqi figurën e saj të bujshme të trupit dhe i largoi flokët e saj të lagura nga fytyra, për të vënë në pah pamjen pa makijazh.

Një fotografi tjetër tregoi bukuroshen me shpinë të kthyer – duke tërhequr vëmendjen me tatyazhet e saj, ndërsa relaksohej në vaskën e madhe me shumë ujë.

Fotografitë e fundit të shqiptares përfshinin gjithashtu një imazh të saj duke pirë një gotë të madhe verë.

Ajo shkroi në mbishkrimin e këtyre fotografive në Instagram: “Banja rozë, verë, bletë dhe gjëra”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *