Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka mahnitur me paraqitjen fizike dhe performancën e saj në festivalin “Rock in Rio”, në Brazil.
Rita u shfaq me një veshje argjendi shkëlqyese me fije të lëshuara e dorëza të ngjashme, transmeton lajmi.net.
Ajo po ashtu veshi një palë këpucë me taka të ngjashme teksa kërcente në skenë e dhuronte spektakël.
Veshja e saj u krijua nga stilisti i njohur, Valdrin Sahiti, i cili ka bërë veshje për Beyonce, Cardi B, Paris Hilton dhe Angelica Ross.
Në një moment të koncertit, Rita është parë fuqishëm duke qëndruar me njërën dorë pas shpine teksa ka ngritur me krenari flamurin shqiptar në ajër.