Rina Balaj ndalohet në Aeroportin e Cyrihut dhe nuk lejohet të kalojë shkaku i problemit me vizë

Reperja e njohur shqiptare, Rina Balaj, ishte paraparë të këndonte këtë vikend në një mbrëmje muzikore në Zvicër.

Por diçka nuk ka shkuar siç duhet dhe reperja nga Istogu është detyruar që të kthehet në vendlindjen e saj.

Kështu së paku ka bërë të ditur vet ajo përmes të publikimit të një fotografie në InstaStory, ku ka treguar se është ndaluar në aeroport, duke mos u lejuar të kalojë.

Foto: Rina Balaj/InstaStory

“Kështu kjo ndodhi! Nuk mundem të performoj sonte për arsye të një problemi që më ka dalur te viza. Më vjen shumë keq, shihemi herave të tjera. Shumë shumë dashuri. Unë aktualisht në Aeroportin e Cyrihut duke pritur për fluturimin tim prapa për në Prishtinë”, ka shkruar Balaj në InstaStory.

Por reperja e hitit “Rosita” nuk është e vetmja që vuan nga probleme të tilla.

Shumë këngëtarë nga estrada kanë raportuar në vazhdimësi për pajisjet me vizë nga ambasadat, ku si rrjedhojë kanë humbur koncertet për të cilat kanë qenë të prenotuar për të udhëtuar jashtë vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *